Sport

Sergio Ramos drejt Francës, nisin bisedimet

Sipas raportimeve të mediave iberike, ish-kapiteni i Real Madridit është në kontakte me klubin e Marsejës.

7 Shkurt 2026, 13:00 Nga DOSJA

Sergio Ramos drejt Francës, nisin bisedimet

FRANCE - Sergio Ramos është në kërkim të një skuadre të re pas mbylljes së aventurës në Meksikë. Pavarësisht moshës 39-vjeçare, mbrojtësi spanjol nuk ka planifikuar ende tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Sipas raportimeve të mediave iberike, ish-kapiteni i Real Madridit është në kontakte me klubin e Marsejës.

Ky interesim vjen pas dështimit të mundësisë për një rikthim të dytë te skuadra e Seviljes. Skuadra franceze drejtohet aktualisht nga trajneri italian Roberto De Zerbi, i cili po vlerëson afrimet e reja.

Një rikthim i Ramos në futbollin evropian mbetet një opsion i hapur për mbrojtësin veteran. Një transferim te Marseja, do të ishte rikthim në Francë për mbrojtësin, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e PSG-së,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll