Aktualitet

Ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia/ Arrestohet 24-vjeçari nga Sudani në Korçë

Blutë bëjnë me dije gjithashtu se në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi. Ndërkohë materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

7 Shkurt 2026, 09:19 Nga E. D

Ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin ilegalisht nga Greqia/

KORÇË- Një 24-vjeçar nga Sudani është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi ndihmoi 6 emigrantë për të kaluar kufirin nga Greqia, në drejtim të vendit tonë me qëllim destinacionin një nga vendet e BE-së.

Blutë bëjnë me dije gjithashtu se në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 30-vjeçar, i cili dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi. Ndërkohë materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve dhe punës operacionale intensive, të kryera me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në kufi, dhe konkretisht aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës, kundrejt parave, emigrantëve që synojnë të shkojnë në mënyrë të kundërligjshme në shtete të BE-së, strukturat e DVKM Korçë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Itinerari 2”.

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi M. J., 24 vjeç, banues në Darfur, Sudan.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare në vendin e quajtur “Fusha e Parë”, mbi fshatin Drenovë, Korçë, pasi nga veprimet hetimore dhe informacionet e siguruara në rrugë operative dyshohet se ka ndihmuar 6 emigrantë për të kaluar ilegalisht nga Greqia në territorin e Shqipërisë.

Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin O. C., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në Greqi. Materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

korce

Sondazh

Poll