Sport

Milano Cortina në RTSH/ Sot zhvillohet Ceremonia e Hapjes së Lojërave Olimpike, kush janë katër skiatorët që përfaqësojnë Shqipërinë në Milano-Kortina 2026

Në këto Lojëra Olimpike, Shqipëria përfaqësohet nga 4 skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë është pretendente për të fituar medalje olimpike.

6 Shkurt 2026, 19:13 Nga E. D

Milano Cortina në RTSH/ Sot zhvillohet Ceremonia e Hapjes së

ITALI- Mbrëmjen e sotme nisin Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina 2026 të cilat do të mbahen deri më datën 22 shkurt. Lorërat Olimpike Dimërore do të transmetohen LIVE në ekranin e RTSH1. 

Në këto Lojëra Olimpike, Shqipëria përfaqësohet nga 4 skiatorët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Lara Colturi, e cila renditet e pesta në botë është pretendente për të fituar medalje olimpike.

Gara kryesore e saj do të zhvillohet më 15 dhe 18 shkurt, ku ajo do të garojë për të siguruar një medalje për Shqipërinë. Gjithashtu për çeljen e siparit të Lojërave Olimpike, do të organizohen tri ceremoni, një në San Siro Milano, një tjetër në Kortina, ku Lara Colturi do të mbajë flamurin shqiptar, dhe një e tretë në Borno./Dosja.al

lojerat olimpike

Sondazh

Poll