Sport

VIDEO / Partizani përmbys Bylisin “in extremis” dhe merr tre pikë të arta në Ballsh!

Ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit ka prodhuar emocione të mëdha dhe ka mbajtur tifozët në ankth deri në minutat e fundit.

6 Shkurt 2026, 16:40 Nga DOSJA
VIDEO / Partizani përmbys Bylisin “in extremis” dhe merr tre

BALLSH - Ndeshja mes Bylisit dhe Partizanit ka prodhuar emocione të mëdha dhe ka mbajtur tifozët në ankth deri në minutat e fundit.

Fillimi i takimit ishte i ngjeshur me raste të pastra për të dyja ekipet dhe pretendime për penallti, ndërsa Bylisi kaloi në avantazh në minutën e 29-të me golin e Sandeu.


Megjithatë, Partizani i Kërnajës nuk u dorëzua dhe arriti të përmbyste rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes. Toma barazoi shifrat në minutën e 81, ndërsa Human shënoi golin e fitores në minutën e 90+1.


Me këtë fitore, Partizani arrin në 30 pikë dhe qëndron 4 pikë pas Dinamos, e cila do të luajë nesër derbin me Tiranën. Bylisi, i drejtuar nga Mirel Josa, mban vendin e tetë në renditje me 22 pikë, të njëjtat pikë sa Tirana, ndërsa Flamurtari është në vendin e fundit me 21 pikë dhe do të përballet me Egnatian në javën e 23-të të Superiores.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll