Sport

Befasi tronditëse: Mario Balotelli dhe James Rodriguez bashkë në MLS-së!

Tregu i transferimeve, del në pah një prapaskenë e pabesueshme: Ja çfarë ndodhi…

6 Shkurt 2026, 12:30 Nga DOSJA

Befasi tronditëse: Mario Balotelli dhe James Rodriguez bashkë në

SHBA - Është një model që është përsëritur pothuajse në çdo afat kalimtar: Mario Balotelli dhe James Rodriguez janë përsëri në kërkim të një klubi. 

Dy ish-yjet e futbollit botëror, që vijnë nga një sërë periudhash të pasuksesshme në të gjithë botën, po kërkojnë një tjetër rinisje karriere. ‘Strehëza’ e tyre, paradoksalisht kësaj radhe është futbolli amerikan, MLS-ja.

Më herët, rrugët e tyre mund të ishin kryqëzuar në mënyrë dramatike në Poloni. Në fakt, të dy lojtarët i janë ofruar Wieczysta Cracovias, një klub në zhvillim dhe një fuqi e re ekonomike në futbollin vendas.

Megjithatë, marrëveshja u anulua që në fillim nga presidenti i klubit, i cili nuk i kurseu fjalët për të shpjeguar refuzimin e tij. Sławomir Peszko, ish-lojtari i kombëtares polake dhe tani president i klubit, e hodhi poshtë çështjen me një batutë të ashpër: 

"Nuk kemi më ndërmend të paguajmë 3 milionë euro që dikush të vijë këtu për t'u shtrirë në një shezlong dhe për të marrë diell, vetëm sepse dikur kishte një emër prestigjioz. Duke ndjekur këtë logjikë, mund të regjistrohesha si futbollist, pasi kam luajtur edhe në një Kupë Bote."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll