Ekonomi

Lia prek 15 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Memaliaj, dyshime dhe për fëmijët e kopshtit

18 Shkurt 2020, 10:40 Nga DOSJA
Lia prek 15 nxënës të shkollës 9-vjeçare në

GJIROKASTËR- Nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Memaliaj janë prekur nga sëmundja e lëkurës e njohur si lia. Sipas informacioneve bëhet me dije se të prekur janë 15 nxënës, të cilët kanë temperaturë dhe janë mbushur me njolla në pjesën më të madhe të trupit.

Më tej shtohet se një situatë e njëjtë ndodhet dhe me fëmijët e kopshtit, pasi sëmundja është hapur në të gjithë qytetin. Prindërit janë të shqetësuar nga kjo situatë, por ende nuk është marrë një vendim nga drejtoria rajonale arsimore për të mbyllur shkollën apo për të mos lejuar fëmijët e prekur që të ndjekin mësimin. Prindërit nga ana e tyre nuk kanë dërguar fëmijët në shkollë, por sërish lia është përhapur dhe tek nxënësit e tjerë.

Çfarë është lia e dhënve dhe cili është burimi i saj?

Është një sëmundje shpërthyese, shumë ngjitëse që shkaktohet prej virusit herpetik të “variçela-zoster”. Është një sëmundje tepër, tepër e rrallë në vendet me nivel të ulët social-ekonomik. Burim infeksioni është njeriu i sëmurë me variçelë 1-2 ditë përpara se të shfaqet shpërthimi në lëkurë dhe derisa të zhduken koret. Është një sëmundje që përhapet në rrugë aerogene (ajrit) nëpërmjet spërklave të pështymës ose edhe indirekt nëpërmjet teshave apo sendeve që ka në përdorim i sëmuri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale lia e dhenve lia infekton dhent ne memaliaj lia e dhenve lia infekton dhent ne memaliaj

Sondazh

Poll