Sport

Boksierja Khelif i përgjigjet Donald Trump: "Unë nuk jam transgjinore, unë jam vajzë"...

Në një intervistë të gjatë me “L'Équipe”, boksierja algjeriane Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Parisit, iu përgjigj kritikave nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump.

5 Shkurt 2026, 09:30 Nga DOSJA

Boksierja Khelif i përgjigjet Donald Trump: "Unë nuk jam

FRANCE - “E mbani mend atë kampionen e bukur italiane të boksit? Pastaj erdhi ky burrë që ndryshoi seks. Ai ishte një boksier i mirë, por vendosi të bëhej grua, kjo është puna e tij”, deklaroi Donald Trump në një fjalim të mbajtur në fillim të janarit.

Në një intervistë të gjatë me L’Équipe, kampionia olimpike donte të sqaronte situatën dhe iu përgjigj Presidentit të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk e di motivimin e tij. Unë bëj punën time, çfarë të mundem. (...) Është përtej aftësive të mia. Edhe sot e kësaj dite, nuk e di se çfarë problemi kam. Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të arrija këtë nivel. Nuk më pëlqen ajo që po më ndodh, nuk i kërkova asgjë askujt”, deklaroi ajo fillimisht.

"Unë i respektoj të gjithë, dhe e respektoj Trumpin, sepse ai është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Por ai nuk mund ta shtrembërojë të vërtetën. Unë nuk jam trans, jam vajzë. U rrita si vajzë, njerëzit në fshatin tim më kanë njohur gjithmonë si vajzë.

E respektoj atë nëse ai respekton të vërtetën. Nëse mund t'i thoja diçka? Z. President, unë jam një vajzë, një grua e re arabe myslimane, një boksiere. Dhe po punoj që ju të mund të vini të më jepni një medalje në podium në Los Angeles (qesh ajo)."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll