Sport

Basketbollisti, denoncon represionin e regjimit iranian dhe refuzon ekipin kombëtar: "Është një homazh për njerëzit e vendit tim"

Basketbollisti iranian Mohammad Amini, që luan për SLUC Nancy njoftoi në Instagram se nuk do të merrte pjesë në grumbullimin e ardhshëm ndërkombëtar, në një shenjë mbështetjeje për një popull të shtypur nga regjimi në pushtet. Disa OJQ raportojnë një numër të vdekjeve që tejkalon 30.000 brenda një muaji.

5 Shkurt 2026, 09:00 Nga DOSJA

Basketbollisti, denoncon represionin e regjimit iranian dhe refuzon ekipin

FRANCE - Të indinjuar dhe të trishtuar nga represioni i përgjakshëm i regjimit iranian, anëtarët e ekipit kombëtar të basketbollit po ngrenë dyshimet për një bojkot.

Pas kapitenit Behnam Yakhchali, sulmuesi i Nancyt, Mohammad Amini, ka njoftuar se do ta refuzojë thirrjen e tij për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2027 kundër Jordanisë dhe Sirisë, të planifikuara për fundin e shkurtit dhe fillimin e marsit. 

"Sot, në këto ditë kur zemrat e popullit tim janë në zi, unë nuk do ta vesh fanelën e ekipit kombëtar. Ky është një homazh për njerëzit e vendit tim", shkroi ai në Instagram.

Disa OJQ raportojnë një numër të të vdekurve që tejkalon 30.000 vetët, ndërsa Aktivistët e të Drejtave të Njeriut shtojnë se më shumë se 50.000 iranianë janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta në të gjithë vendin. Është një situatë shumë e rëndë për t'u përballuar. 

"Që kur isha i vogël, kam ëndërruar të vesh një ditë fanelën e ekipit kombëtar të vendit tim", shtoi Amini në mesazhin e tij, të shkruar në persisht, gjuha e shumicës në Iran, dhe të shoqëruar nga një foto me ekipin kombëtar iranian.

"Nuk ishte vetëm një copë pëlhure, por një shenjë e besimit të popullit... Shpresat, lutjet dhe dashuria e një kombi të tërë... Zemra ime është e mbushur me dhimbje, kështu që nuk jam gati ta vesh atë fanelë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mohammad Amini (@mohammad_aminii6)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll