Sport

Ter Stegen do t'i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale të premten…

"Koha e rikuperimit do të përcaktohet pas operacionit", thuhet në deklaratën e Gironas.

4 Shkurt 2026, 19:00 Nga DOSJA
Ter Stegen do t'i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje
Ter Stegen duke u ngrohur para ndeshjes me Gironën

SPANJE - Marc-André Ter Stegen, portieri i Gironas i huazuar nga Barça, do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të premte për dëmtimin e kofshës së pasme në këmbën e majtë që pësoi gjatë ndeshjes kundër Oviedos në stadiumin Carlos Tartiere.

Gjermani do t'i nënshtrohet operacionit dhe vetëm më pas do të përcaktohet periudha e saktë kur ai do të qëndrojë jashtë fushave, rreth tre deri në katër muaj.

Nëse mungesa afatgjatë e lojtarit ndërkombëtar konfirmohet, Girona, e cila tashmë po përballet me goditjen ndaj të gjithë planifikimit të saj, do ta ketë portierin gjerman në dispozicion vetëm për dy ndeshje: kundër Getafes dhe Oviedos.

Goditja ka qenë e rëndësishme si financiarisht, pavarësisht se klubi i Montilivit paguan vetëm 10 përqind të pagës së portierit deri në qershor, ashtu edhe në aspektin sportiv, pasi Girona po lufton për të shmangur rënien nga kategoria. 

Por kjo ka qenë gjithashtu një goditje për portierin, i cili kishte nënshkruar për klubin katalanas për t'u përgatitur për Kupën e Botës të radhës me Gjermaninë, tani që Neuer është tërhequr.

Shanset e tij për t'u përzgjedhur për ekipin kombëtar tani janë zvogëluar. Vlen të kujtojmë se Ter Stegen iu nënshtrua një operacioni në shpinë verën e kaluar dhe qëndroi jashtë fushave për katër muaj.

Megjithatë, portieri mund të mbërrijë në Kupën e Botës plotësisht i rikuperuar nga dëmtimi, por pa asnjë lloj forme fizike. Në dy vitet e fundit, Ter Stegen ka pësuar tre dëmtime serioze: një në gju, një tjetër në shpinë dhe tani një dëmtim në kofshë. Një sërë fatkeqësish.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll