Sport

Lens mposht Le Havre, për t'u rikthyer në krye të renditjes së Ligue 1 për një natë...

Ishte ndeshja e pare e javës së 20-të e Ligue 1

31 Janar 2026, 01:54 Nga DOSJA

Lens mposht Le Havre, për t'u rikthyer në krye të renditjes

FRANCE - Lens rimorri vendin e parë në renditje. Pasi humbën ndaj Olimpikut të Marsejës, verdhekuqtë fituan 1-0 në shtëpi kundër Le Havre.

Aguilar shënoi një gol vendimtar në kohën shtesë të pjesës së parë. Ndërkohë shtesa prej 12 minutash, në fund të ndeshjes nuk ishte e mjaftueshme për ekipin mysafir për të barazuar rezultatin.

Lens ngjitet kështu në kuotën e 46 pikëve, një më tepër se PSG, e cila do të luajë të dielën në transfertë ndaj Strasburgut. Sot luhen tri ndeshje të tjera të javës së 20-të të Ligue 1. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll