Sport

Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet Besiktas

Pas një problemi me avionin, Kristjan Asllani më në fund ka mbërritur në Stamboll për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re Besiktas.

30 Janar 2026, 19:30 Nga DOSJA

Kristjan Asllani mbërrin në Stamboll, mesfushori kuqezi i bashkohet

TURQI - Klubi turk ka konfirmuar gjithcka teksa ka postuar foto të mesfushorit të Kombëtares shqiptare me shallin e klubit turk.

Madje klubi bardhezi më pas konfirmoi edhe se futbollisti i kreu vizitat mjekësore, duke nisur nga testet kardiologjike dhe konfirmuar një gjendje fizike absolutisht të mirë të mesfushorit.

Kristjan Asllani u transferua te Besiktas në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni me të drejtë blerjeje nga ana e klubit turk.

Në bazë të asaj që publikohet në median turke, Besiktas mund të blejë  kartonin e mesfushorit 23 vjeçar shqiptar për 12-13 milionë euro.

Kristjan Asllani nuk është i vetmi futbollist shqiptar që i bashkohet Besiktasit, pasi klubi turk ka në pronësi edhe kartonin e Ernest Muçit, që është transferuar te Trabzonspor me huazim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll