Sport

Fenerbahçe zbarkon në Bergamo, ylli i Atalantës mund të kalojë në Turqi

Fenerbahçe ka rifilluar interesin për Ademola Lookman, pas dështimit për ta transferuar sulmuesin nigerian verën e kaluar.

30 Janar 2026, 11:00 Nga DOSJA

Fenerbahçe zbarkon në Bergamo, ylli i Atalantës mund të

ITALI - Lookman, i cili po kalon një periudhë herë mirë dhe herë keq te Atalanta, duket se do të largohet nga Bergamo dhe një lëvizje mund të materializohet në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Fenerbahçe që ndodhet aktualisht në Itali, është duke biseduar me drejtorin sportiv të klubit të Atalantës.

“Dea” i ka vendosur Lookmanit çmimin 40 milionë euro, ndërkohë që Fenerbahçe po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje të bazuar në një huazim prej 5 milionë eurosh, me një detyrim blerjeje në 35 milionë euro plus bonuse.

Ky interes vjen pas mbërritjes së Raspadorit, që hap mundësi për një lëvizje të Lookman nga klubi italian.  Në lidhje me Napolin, Il Mattino raportoi se interesi për Lookman, por marrëveshja duket e vështirë për momentin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll