Sport

Çfarë tmerri!... Kolo Muani aksidentohet në Londër, shkatërrohet makina Ferrari. "Ai dhe Odoberti janë mirë"...

Përvoja e pakëndshme në prag të udhëtimit në Frankfurt për Ligën e Kampionëve

28 Janar 2026, 10:30 Nga DOSJA

Çfarë tmerri!... Kolo Muani aksidentohet në Londër,

ANGLI - Sulmuesi i Tottenhamit, Kolo Muani (i huazuar nga PSG), është në telashe serioze, pasi është rikthyer në shënjestrën e Juventusit. 

Francezi u përfshi në një aksident me makinë në Londër së bashku me shokun e tij të skuadrës,  Wilson Odobert. Raportet fillestare konfirmojnë se të dy lojtarët shpëtuan nga makina pa lëndime, pavarësisht dëmtimeve dhe frikës.

Sipas burimeve pranë klubit, ata iu nënshtruan kontrolleve mjekësore rutinë, me rezultate qetësuese.

"Kolo Muani dhe Wilson Odobert janë të dy mirë. Fatkeqësisht, ata u përfshinë në një aksident të vogël. Të gjithë të përfshirët e tjerë janë mirë. Ishte një gomë që shpërtheu. Ata do të largohen pak më vonë sonte", konfirmoi trajneri i Spurs, Thomas Frank, në prag të ndeshjes së tyre jashtë fushe në Ligën e Kampionëve kundër Eintracht Frankfurt. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll