Sport

Nico Paz pas fitores: "A do të qëndroj? Nuk e di." Morata emocional: "Nëse ai qëndron edhe një vit, unë do të luaj falas"...

Shënuesit e dy golave që vulosën fitoren e Comos festojnë në fund të ndeshjes kundër Fiorentinës.

28 Janar 2026, 08:00 Nga DOSJA

Nico Paz pas fitores: "A do të qëndroj? Nuk e di." Morata

ITALI - Alvaro Morata  feston rikthimin e tij në fushë me një gol. Pas ndeshjes kundër Fiorentinës, sulmuesi i Komos foli për emocionet e tij pas shënimit të golit 3-1:

"Jam shumë i emocionuar sepse këta djem më kanë ndihmuar shumë që kur kam ardhur. Kam qenë me fat që kam shënuar shumë gola, por mendoj se ky është goli më i rëndësishëm i jetës sime për gjithçka që lidhet me të."  

Nico Paz vazhdoi më pas , duke folur për të ardhmen e tij: "Të kesh Moratën është një kënaqësi për ne, jemi këtu për ta ndihmuar. A do të qëndroj në Komo? Nuk e di ende, ka shumë gjëra në lojë. Po mendoj vetëm të luaj për Komon dhe të fitoj gjithçka që mundemi."

Dhe Morata bëri shaka: "Nëse ai qëndron edhe një vit, unë do të qëndroj falas." 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Janar 2026, 14:30

Ter Stegen bën mrekulli në debutim…

Ter Stegen dhe pritja e tij e mrekullueshme në minutën e 96-të SPANJE - Ter Stegen debutoi në Girona siç pritej, me një pri...