Sport

Superiorja/ Vllaznisë i mjafton Kastrati, për të mundur Partizanin dhe kapur kreun...

Vllaznia barazohet me Egnatian në kuotën e 39 pikëve në krye të klasifikimit, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 26 pikëve dhe përkohësisht në vendin e 5-të në klasifikim.

24 Janar 2026, 19:36 Nga DOSJA

Superiorja/ Vllaznisë i mjafton Kastrati, për të mundur

SHKODER - E konsideruar si kryendeshja e javës së 21-të të kampionatit Abissnet Superiore, u fitua nga Vllaznia.

Shkodranët mundën 1-0 Partizanin në “Loro Boriçi”, falë golit të shënuar nga Kastrati në minutën e 32-të të pjesën e parë. Vllaznia merr fitoren e katërt radhazi në kampionat (e pesta edhe me Kupën) dhe fluturon drejt kreut të renditjes, pasi barazohet me 39 pikë me Egnatian.

Ka qenë e bukur dhe e luftuar sfida në “Loro Boriçi”, sidomos në pjesën e parë. Vendasit janë më kërkues dhe arrijnë të zhbllokojnë ndeshjen me një gol të bukur të Kastratit pas 32 minutave lojë.

Partizani mundohet të reagojë, por nuk arrin që të mposhtë portierin Pohls. Në përfundim të 90 minutave Vllaznia menaxhon shumë mirë avantazhin dhe arrin të marrë një fitore të rëndësishme përballë një kundërshtari që në pjesën e dytë tentoi të godiste.

Mbyllet 1-0 sfida në Shkodër. Vllaznia barazohet me Egnatian në kuotën e 39 pikëve në krye të klasifikimit, ndërsa Partizani mbetet në kuotën e 26 pikëve dhe përkohësisht në vendin e 5-të në klasifikim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll