Sport

Bylisi ndal kampionët e Egnatias, një barazim që nuk i vlen askujt

Nuk ka fitues në sfidën që hapi javën e 21 të Kategorisë Superiore mes Bylisit dhe Egnatias.

24 Janar 2026, 16:55 Nga DOSJA

Bylisi ndal kampionët e Egnatias, një barazim që nuk i vlen

BALLSH - Nuk ka fitues në sfidën që hapi javën e 21 të Kategorisë Superiore mes Bylisit dhe Egnatias. Në stadiumin ‘Adush Muça’ të Ballshit kjo përballje u mbyll me rezultatin 2-2 me të dyja skuadrat që dolën nga fusha e lojës me nga vetëm 1 pikë secila.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të kampionëve të vendit që shënuan pak para pushimit të ndeshje me Jahaja.

Por në 45 minutat e dyta, ballshiotët reaguan dhe barazuan rezultatin me Përgjonin, për të përmbysur më parë gjithçka teksa morën avantazhin 2-1 me golin e Mustafës që ekzekutoi saktë një 11-metërsh.

Gjithsesi Egnatia arriti të përgjigjej dhe me golin e Adjessa  barazoi rezultatin në 2-2. Një rezultat që mbeti i tillë deri në fund me Bylisin që shkon në 19 pikë, ndërkohë që Egnatia regjistron ndeshjen e 3 radhazi pa fitore në kampionat dhe  shkon në 39 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll