VIRALE/ Trajneri i Aston Villas shtyn dhunshëm mesfushorin e tij, Youri Tielemans…
ANGLI - Edhe pse Aston Villa siguroi kualifikimin për në raundin e 16-të të Ligës së Evropës të enjten me një fit...
Bordi drejtues i Barcelonës ka vendosur zyrtarisht që zgjedhjet presidenciale të klubit të zhvillohen më 15 mars.

SPANJE - Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të zakonshme të zhvilluar këtë të enjte, duke konfirmuar se brenda dy muajsh anëtarët e klubit do t’i drejtohen kutive të votimit.
Votimi do të mbahet në “Spotify Camp Nou” dhe do të përkojë me ndeshjen ndaj Seviljes, një praktikë e zakonshme e klubit për të garantuar pjesëmarrjen sa më të lartë të aksionarëve.
Joan Laporta kishte lënë të hapur prej kohësh mundësinë e zgjedhjeve në muajin mars. Alternativa tjetër ishte shtyrja e tyre deri në fund të sezonit, në qershor, por ideja për t’i zhvilluar më herët shihet si më funksionale për planifikimin sportiv.
Njohja paraprake e presidentit të ri i jep mundësi drejtuesve të nisin më herët ndërtimin e skuadrës për sezonin e ardhshëm, në bashkëpunim me trajnerin aktual, Hansi Flick.
Nga ana sportive, momenti është i favorshëm për Laportën. Barcelona tashmë ka fituar një trofe dhe në mars pritet të jetë ende konkurruese në të gjitha frontet. Në La Liga kryeson renditjen, në Champions League synon të jetë në fazën e 1/8-ave të finales, ndërsa në Kupën e Mbretit objektivi mbetet finalja.
Një tjetër faktor pozitiv është avancimi i punimeve në “Spotify Camp Nou”, i cili pritet të hyjë në një fazë të re, me kapacitet rreth 62 mijë tifozë. Edhe në frontin ligjor, nuk parashikohen zhvillime të reja në muajt e ardhshëm, çka e bën klimën më të qetë për presidentin aktual.
Sa i përket garës elektorale, aktualisht janë katër kandidatë kryesorë: Joan Laporta dhe Víctor Font, të njohur nga zgjedhjet e vitit 2021, Xavi Vilajoana, ish-drejtues në epokën Bartomeu, si dhe Marc Ciria, i cili së fundmi ka shprehur publikisht ambicien për të hyrë në garë.
B.T (Dosja.al)
ANGLI - Edhe pse Aston Villa siguroi kualifikimin për në raundin e 16-të të Ligës së Evropës të enjten me një fit...
SPANJE - Me një gjatësi prej 1.92 metrash, Leo Lemaitre nuk është një adoleshent i zakonshëm. Duke iu bashkuar klubit “los...
Donald Trump dhe Gianni Infantino me Désiré Doué FRANCE - Ndërsa ideja e bojkotimit të tokës amerikane nga kombet e m&e...
SHBA - Sulmuesja Trinity Rodman (23 vjeç), një nga figurat më të mëdha të futbollit amerikan, rinovoi kontratën e sa...
SPANJE - Marc-André ter Stegen, portieri aktual i Gironas, për largimin e tij nga FC Barcelona në një konferencë për shty...
HOLANDE - Ndeshja e Ligës së Evropës midis Utrechtit dhe Genkut, e planifikuar të fillonte në orën 21:00, si t&eu...
GJERMANI - Frika ka mbaruar dhe morali është i lartë për Lothar Matthäus. Legjenda ikonike e futbollit gjerman, një ish-loj...
ANGLI - Futbollistja zvicerane seksi, Alisha Lehmann po kthehet në Angli, një vendim "kryesisht i lidhur me një zgjedhje personale dhe të ...
ANGLI - Diego Costa e ka rihapur grindjen e tij me Antonio Conten, dhe e ka bërë këtë me një gjuhë të ashpër...
ITALI - Sulmuesi anësor i Napolit, David Neres, mund të ketë një dëmtim në kyçin e këmbës q...