Sport

Europa League/ Aston Villa dhe Lyoni në krye, Freiburgu plotëson podiumin. Garë e fortë për t’u futur në “Top 8”, shikoni renditjen...

Fitore të rëndësishme mori edhe Dinamo Zagrebit që mundi FCSB me rezultatin 4-1, ku futbollisti i Kombëtares kuqezi Arber Hoxha dha kontributin e tij me një asistin në një prej golave të shënuar.

23 Janar 2026, 01:51 Nga DOSJA

Europa League/ Aston Villa dhe Lyoni në krye, Freiburgu plotëson

ZVICER - Aston Villa, Lyon dhe Freiburg janë skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Europa League.

Skuadra angleze iu imponua Fenerbahçes në Stamboll, duke e mundur me rezultatin 1-0 dhe u ngjit në kuotën e 18 pikëve. Me rezultatin e ngushtë 1-0 fitoi edhe Lyoni ndaj Young Boys duke prerë edhe ai biletën për në 1/8 e finaleve.

Siguroi kualifikimin direkt edhe skuadra gjermane e Freiburg, falë fitores minimale 1-0 me Maccabi Tel Aviv, një sukses që u arrit falë golit të Matanovic.

Në ndeshjet e mbrëmjes, Roma e nxitur nga tifozeria e saj e zjarrtë arriti t’i imponohet Stuttgartit në Olimpico, duke e mundur me rezultatin 2-0 dhe e ka në xhep play-offin teksa ngjitet në kuotën e15 pikëve në vendin e 6-të.

Verdhekuqtë e Gian Piero Gasperinit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 40-të me Nicolo Pisillin. Rezultati 1-0 qëndroi i tillë deri në minutën e 93-të kur verdhekuqtë shënuan edhe golin që vulosi fitoren 2-0 po me Pisillin, me skuadrën e Gasperinit që gjithsesi ka shanse shumë të mëdha për t’u kualifikuar direkt për në fazën e 1/8 të finaleve

Një fitore të rëndësishme mori edhe Dinamo Zagrebit që mundi FCSB me rezultatin 4-1, ku futbollisti i Kombëtares kuqezi Arbër Hoxha dhe kontributin e tij me një asistin në një prej golave të shënuar. 

Ja rezultatet teknike dhe renditja e përgjithshme pas ndeshjeve të javës së 7-të:

Europa League/ Aston Villa dhe Lyoni në krye, Freiburgu plotëson

Europa League/ Aston Villa dhe Lyoni në krye, Freiburgu plotëson

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll