Sport

Europa League/ Aston Villa dhe Lyon, të parat që sigurojnë kualifikimin në 1/8 finale!...

Pas fitoreve Aston Villa shkon në 18 pikë, por Lyon është në krye të renditjes për shkak të golavarazhit më të mire…

22 Janar 2026, 21:29 Nga DOSJA

Europa League/ Aston Villa dhe Lyon, të parat që sigurojnë

ZVICER - Pas ndeshjeve të javës së 7-të dhe rezultateve të arritura Aston Villa dhe Olympique Lyon janë dy skuadrat e para që sigurojnë kualifikimin për në 1/8 e finaleve të Europa League.

Skuadra angleze në ndeshjen e javës së parafundit të kompeticionit iu imponua Fenerbahçes në Stamboll, duke e mundur me rezultatin 1-0 dhe marrë këtë fitore që e ngjit në kuotën e 18 pikëve.

Ishte një ndeshje që u vendos që në pjesën e parë të takimit dhe protagonist për skuadrën e Unai Emery u bë pikërisht Jadon Sancho, autori i golit të vetëm për Aston Villën që e shënoi në minutën e 25-të.

Fitore në transfertë shënoi edhe Lyon që mundi zviceranët e Young Boys me rezultatin e ngushtë 1-0, me skuadrën franceze, që ashtu si Aston Villa shkon në 18 pikë, por Lyon është në krye për shkak të golavarazhit.

Maitland-Niles në minutat shtesë të pjesës së parë ishte ai që vulosi fitoren për skuadrën e Lyonit, që në këtë mënyrë kualifikohet direkt mes 16 më të mirave të Europa League.

Në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: 

Europa League/ Aston Villa dhe Lyon, të parat që sigurojnë

B.T (Dosja.al)

 

 

Sondazh

Poll