Art&Argëtim

La Croix 1912/ Shqiptarët protestojnë kundër burgosjes dhe shfarosjes së bashkatdhetarëve të tyre në Kosovë

17 Shkurt 2020, 09:24 Nga DOSJA
La Croix 1912/ Shqiptarët protestojnë kundër burgosjes dhe

Protesta e shqiptarëve

Vjenë, 14 nëntor.

— Neue Freie Presse mori nga organizata kombëtare shqiptare shkresën e mëposhtme nëpërmjet Kataros (Kotorrit) :

“Në emër të Shqipërisë, ne protestojmë kundër akuzave të rreme dhe ofendimeve të bëra nga z. Pashiq, President i Këshillit të Ministrave të Serbisë, ndaj Shqipërisë.

Shqiptarët protestojnë kundër burgosjes dhe shfarosjes së shqiptarëve në Vilajetin e Kosovës. Disa shqiptarë, të burgosur lufte, janë vrarë gjithashtu në fshehtësi.

Shqiptarët nuk do të lejojnë kurrë copëtimin e vendit të tyre. Në rast të kundërt, ata do të zgjedhin vdekjen.

Tre milionë shqiptarë kërkojnë ndihmën e Evropës së civilizuar dhe të diplomacisë për të ruajtur lirinë dhe integritetin e territorit të tyre.”

“Gëzuar 12 vjetorin e pavarësisë Kosovë !” – Aurenc Bebja, Francë

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur 12 vjetori i pavaresise se kosoves protesta e shqiptareve 12 vjetori i pavaresise se kosoves protesta e shqiptareve

Sondazh

Poll