Sport

Kupa e Botës në ski/ 'Shqiptarja' Lara Colturi, dështon në zbritjen e parë në Kronplatz...

kësaj etape, Sara Hector. Suedezja arriti që të intepretonte më mirë këtë pistë duke përfunduar zbritjen e parë në vetëm 1:13.54.

20 Janar 2026, 13:48 Nga DOSJA

Kupa e Botës në ski/ 'Shqiptarja' Lara Colturi, dështon

ITALI - Skiatorja 19 vjeçare italiane, Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë në këtë edicion të Kupës së Botës, nuk mundi të jetë mes 10 më të mirave në zbritjen e parë në ndalesën e radhës në Kronplazt në slalomin gjigant.

Colturi, që garonte për herë të parë në vendlindjen e saj, Itali këtë vit, u rendit në vendin e 22-të në këtë zbritje me kohën 1 minutë 16 sekonda e 42 të qintat, duke regjistruar një kohë 2.88 sekonda më të ngadaltë se suedezja Sara Hector fituese e kësaj zbritjeje.

Gjithsesi, e rëndësishme është që Lara Colturi arriti të sigurojë një kohë që i jep mundësinë të garojë edhe në zbritjen e dytë që do të jetë në orën 13:30, ku pritet që paraqitja e saj të jetë akoma më e mirë.

Podiumin e zbritjes së pare, pas Sara Hector, e plotësojnë Camille Rast në vendin e dytë dhe Julia Scheib që kanë lënë pas Mikaela Shiffrin, ndërkohë që theksohet edhe rikthimi në pista i Federica Brignone pas një dëmtimi të gjatë me italianen që u rendit në vendin e 7-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll