Sport

Superiorja/ Vllaznia, sërish kandidate për titull, llogari të hapura për mbijetesë...

Mbyllet java e 20-të e Abissnet Superiores, ja si ndryshon renditja...

20 Janar 2026, 11:00 Nga DOSJA

Superiorja/ Vllaznia, sërish kandidate për titull, llogari të

TIRANE - Këtë të hënë u zhvilluan 3 ndeshjet e tjera që ulën siparin e javës së 20 të kategorisë Abissnet Superiores. Partizani mundi Teutën 2-1, Vora barazoi me Tiranën 1-1 dhe Vllaznia mundi Dinamon në Tiranë 2-0, ndërkohë që një ditë më parë Egnatia barazoi me Elbasanin 2-2, ndërsa Flamurtari mposhti Bylisin 3-0.

Këto rezultate sollën edhe ndryshime në klasifikimin e përgjithshëm. Egnatia vazhdon të jetë në krye të renditjes, por diferenca me ndjekëset është shumë e ngushtë. Në fakt tani në vendin e dytë është pikërisht Vllaznia që pas suksesit me Dinamon parakaloi Elbasanin që zbret në vendin e tretë. Zona e “Final Four” plotësohet nga Dinamo që tani e sheh veten në vendin e katërt.

Pas një fillimi shumë të vështirë, Partizani duket se e ka marrë veten dhe për herë të parë në këtë sezon e sheh veten në vendin e pestë të klasifikimit me 26 pikë, duke parakaluar pikërisht Teutën, edhe kjo mbeti me 26 pikë

Ndërkaq e ndezur është edhe gara për mbijetesë. Vora është jashtë zonës së ftohtë teksa pozicionohet në vendin e 7-të me 23 pikë, vetëm 5 pikë më shumë se Flamurtari në vendin e 8-të, që të çon në “play-out”, me vlonjatët që ia rrëmbyen këtë pozicion pikërisht Bylisit që tani është në vendin e parafundit me të njëjtën kuotë pikësh me Flamurtarin, 18.

Në vendin e fundit vazhdon të jetë Tirana që pas 20 javësh kampionat ka grumbulluar 14 pikë.

Superiorja/ Vllaznia, sërish kandidate për titull, llogari të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll