Sport

VIDEO/ Ernest Muçi e nis vitin me të njejtin ritëm: shënon dy herë në fitoren e Trabzonit

Sulmuesi kuqezi Ernest Muçi, vazhdon të konfirmojë se sa gabim ka bërë Besiktas që e largoi në huazim. Futbollisti i kombëtares shqiptare gjeti golin në minutën e 41-të për të barazuar rezultatin në 1-1. Por 24-vjeçari shqiptar nuk u ndal me kaq.

15 Janar 2026, 08:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Ernest Muçi e nis vitin me të njejtin ritëm: shënon

TURQI - Sulmuesi Ernest Muçi vazhdon formën e tij të shkëlqyer në Turqi me Trabzonspor, ku këtë herë ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar një asist në fitoren 1-6 të Trabzonit përballë Istanbulspor AS.

Sulmuesi kuqezi Ernest Muçi, vazhdon të konfirmojë se sa gabim ka bërë Besiktas që e largoi në huazim. Futbollisti i kombëtares shqiptare gjeti golin në minutën e 41-të për të barazuar rezultatin në 1-1. Por 24-vjeçari shqiptar nuk u ndal me kaq.

Në 45 minutat e dyta të sfidës, ai dhuroi një asist në minutën e 57-të, ndërkohë që gjeti sërish rrugën e rrjetës në të 61-tën minutë, goli i tretë për Trabzonin i cili më pas shënoi edhe tre herë të tjera duke e çuar rezultatin përfundimtarë të ndeshjes në 1-6.

Sfida ishte e vlefshme për javën e 2-të të Kupës së Turqisë, e ku Trabzonspor ndodhet në Grupin A. Shikoni videot e golave të Muçit:

Goli i parë

Goli i dytë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll