Sport

VIDEO / Tirana e nis me fitore vitin 2026, mund Bylisin në shtëpi!

Edhe pas kësaj fitoreje Tirana mbetet në vendin e fundit me 13 pikë pas 19 ndeshjesh, ndërsa Bylis mbetet me 18 pikë në vendin e 8 të renditjes.

14 Janar 2026, 17:14 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana e nis me fitore vitin 2026, mund Bylisin në shtëpi!

BALLSH - Tirana e nis me këmbë të mbarë vitin 2026 në Kategorinë Superiore. Skuadra bardheblu mori një fitore të çmuar teksa mposhti Bylisin në transfertë me rezultatin 1-0 në atë që konsiderohet si sfida e mbijetesës me kryeqytetasit që regjistruan fitoren e dytë në këtë sezon në kampionat

Momenti që vendosi fatin e kësaj ndeshjeje u regjistrua në pjesën e dytë, pasi e para përfundoi me barazimin 0-0. Gjatë këtij fraksioni të dytë të lojës, arbitri Enea Jorgji akordoi një 11 metërsh për Tiranën pas verifikimit në sistemin VAR.


Te pika e bardhë shkoi Rafael i cili nuk gaboi duke e dërguar topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin 1-0 Tiranës që rezultoi të ishte edhe rezultati përfundimtar i sfidës. Por edhe pas kësaj fitoreje Tirana mbetet në vendin e fundit me 13 pikë pas 19 ndeshjesh, ndërsa Bylis mbetet me 18 pikë në vendin e 8 të renditjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll