Sport

Gabimi i Xabi Alonsos në kontratë, shpëton Realin nga pagesa e 30 mln. eurove!...

Mësohet shuma multimilion euroshe që duhet pagyar nga Real Madridi për 6 muajt e punës së Xabi Alonsos.

13 Janar 2026, 18:24 Nga DOSJA

Gabimi i Xabi Alonsos në kontratë, shpëton Realin nga pagesa e 30

SPANJE - Gazeta 'La Razón' raporton këtë të martë për shumën multimilion euroshe që Real Madridi do të duhet të paguajë për gjashtë muajt që Xabi Alonso ishte në krye të klubit.

Sipas të njëjtit burim, qëndrimi i shkurtër mund t’i kishte kushtuar Real Madridit më shumë se 30 milionë euro, nëse në kontratë nuk do të ishte për... një klauzolë të veçantë.

Kjo klauzolë përcaktonte që nëse Xabi Alonso do të shkarkohej gjatë sezonit të parë - gjë që ndodhi - ai do të kishte të drejtë të merrte vetëm vlerën e një viti të kontratës së tij, dhe jo për dy (plus një vit shtesë opsional) të nënshkruara fillimisht.

Në këtë kuptim, në vend që të marrë më shumë se 30 milionë euro, trajneri 44-vjeçar spanjol do të marrë në shtëpi... 'vetëm' 8 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll