12 Janar 2026, 18:32
Nga E. D
Franc Çopja
BRUKSEL- Gazeta belge, GVA ka njoftuar se gjyqi kundër kriminelit shqiptar të drogës Franc Gergely në Bruksel është ndërprerë. Sipas GVA, gjyqi nuk është ndërprerë për shkak të avokatëve apo të një gabimiprocedural, por për shkak të pranisë pleshtave në sallë.
Në artikull shkruhet se një nga anëtarët e jurisë vuri re se një morr ishte ngjitur në krah dhe kryetarja e trupit gjykues vendosi ta pezullojë procesin për 24 orë, në mënyrë që të merren masa. Më pas, gjykata u rekomandoi të gjithë të përfshirëve që t’i lajnë rrobat në 60 gradë. GVA gjithashtu thekson se nuk është e qartë se çfarë masash do të mund të marrë tani drejtësia.
Në fund, Gazeta belge shkruan se zhvendosja e procesit në një sallë tjetër është e pamundur, pasi salla e gjykatës së jurisë në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel, në sheshin Poelaert, nuk është e disponueshme, ashtu si edhe salla solemne e gjykatës së apelit në Bruksel.
Atikulli i GVA:
Procesi i Gjykatës së Krimeve të Rënda kundër kriminelit shqiptar të drogës Franc Gergely (33 vjeç) në Bruksel është pezulluar. Jo sepse një avokat kërkoi përjashtimin e gjyqtares apo për shkak të ndonjë gabimi procedural, por për shkak të pranisë së… morrave të shtratit në sallë.
Procesi ka të bëjë me vrasjen brutale të Ardit Spahiut, e kryer në mes të ditës, në rrugë, në Bruksel më 27 nëntor 2021. Sipas prokurorisë federale, vrasja ishte një larje hesapesh mes dy klaneve mafioze, dhe shtatë persona po gjykohen në ndërtesën ‘Justitia’. Këto janë ish-ndërtesat e NATO-s në Evere.
Të hënën në mëngjes, një nga anëtarët e jurisë vuri re se një morr shtrati i ishte ngjitur në krah. Kur seanca rifilloi pas pushimit të drekës, kryetarja e trupit gjykues vendosi ta pezullojë procesin për 24 orë, në mënyrë që të merren masa.
“Kjo shkon shumë larg. Nuk dua të vë në rrezik anëtarët e jurisë, avokatët, të pandehurit apo këdo tjetër," tha gjykatësja Isabelle de Saedeleer, duke iu referuar problemeve të shumta me të cilat përballet vazhdimisht sistemi i drejtësisë.
Gjykata u rekomandoi të gjithë të përfshirëve që t’i lajnë rrobat në 60 gradë ose t’i vendosin në frigorifer. Nuk është e qartë se çfarë masash do të mund të marrë tani drejtësia. Lufta kundër morrave të shtratit është një proces që kërkon shumë punë.
Zhvendosja e procesit në një sallë tjetër rezulton gjithashtu e pamundur. Salla e gjykatës së jurisë në Pallatin e Drejtësisë në Bruksel, në sheshin Poelaert, nuk është e disponueshme, ashtu si edhe salla solemne e gjykatës së apelit në Bruksel.
Salla e gjykatës së jurisë në godinën gjyqësore në Nivelles është e mbyllur prej një viti, sepse ndërtesa është në gjendje të keqe. Ndërtesa ‘Justitia’ në Evere përdoret për shumë procese të tjera. Kështu, edhe procesi kundër baronit të drogës Flor Bressers duhej të zhvillohej aty, por ai proces është pezulluar pas kërkesave të reja për përjashtim të gjyqtarëve./Dosja.al
franc gergely bruksel franc Çopja
Aktualitet
12 Janar 2026, 17:58
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Pedagogia dhe kandidatja për deputete e PD-së në qarkun Durrës, Jola Hysaj ka bërë një...
Aktualitet
12 Janar 2026, 17:34
E.d
Foto ilustruse
DIBËR- Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës kanë sjellë probleme në qarkun e Dibrës. Si pasoj&...
Aktualitet
12 Janar 2026, 17:09
E.d
Foto ilustruse
Një seri procedurash të zhvilluara nga Bashkia e Vau-Dejës për dhënien me qira të fondit pyjor dhe kullosor pu...
Aktualitet
12 Janar 2026, 16:53
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- E ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, Nancy VanHorn ka takuar ditën e sotme kryetaren e re t&e...
Aktualitet
12 Janar 2026, 16:40
E.d
Foto ilustruse
HANI I HOTIT- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 45-vjeçar. Ai u ndalua në pikën e kalimit kufitar Hani ...
Aktualitet
12 Janar 2026, 16:26
E. D
DURRËS- Drejtoria e Shërbimit Social pranë Bashkisë së Durrësit ka reaguar zyrtarisht, pas lajmit të publikuar nj...
Aktualitet
12 Janar 2026, 15:36
E.d
Foto ilustruse
FIER- Moti i keq dhe reshjet intensive të shiut kanë bërë që prurjet e lumit Seman të çajnë a...
Aktualitet
12 Janar 2026, 14:28
D.S
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me situatën ...
Aktualitet
12 Janar 2026, 14:20
E.d
Foto ilustruse
LEZHË- Policia ka sqaruar konfliktin, i cili ndodhi në qytetin e Lezhës. Përmes një njoftimi zyrtar policia ka b&eu...
Aktualitet
12 Janar 2026, 14:06
D.S
LEZHË- E dhunuan në mes të lokalit, Nikolin Marku akuzon vëllanë e ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka, Gëzim Ndo...