Sport

MILANI/ Pavloviç "shpëton" me 9 qepje...

Siç raporton MilanNews.it, për fat të mirë, analizat e hollësishme të kokës dolën negative.

12 Janar 2026, 09:00 Nga DOSJA

MILANI/ Pavloviç "shpëton" me 9 qepje...

ITALI - Një psherëtimë lehtësimi për Strahinja Pavlovic, i cili pësoi një dëmtim që alarmoi shokët e tij të ekipit dhe stafin e Rossonerëve.

Ai pësoi një plagë të madhe në zonën e vetullës së majtë, duke shkaktuar humbje të konsiderueshme gjaku.

Pavlovic u dërgua nga stafi i AC Milan në spital për analiza, dhe siç raporton MilanNews.it, për fat të mirë, analizat e hollësishme të kokës dolën negative.

Megjithatë, atij iu deshën nëntë qepje. Lojtari është më mirë dhe po kthehet në Milano me tren.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll