Sport

"Turp për ju, turp për të gjithë ju": Conte humbet durimin dhe përjashtohet nga Doveri

Gjyqtari Doveri i dha një penallti zikaltërve për një faull të Rrahmanit ndaj Mkhitaryan. Antonio Conte humbi durimin dhe, në shenjë proteste, e goditi topin larg. Gjyqtari i tregoi kartonin e kuq…

11 Janar 2026, 22:52 Nga DOSJA

"Turp për ju, turp për të gjithë ju": Conte humbet

ITALI - Tensionet shpërthyen në minutën e 70-të të ndeshjes Inter - Napoli. Gjyqtari Doveri u thirr në VAR dhe i dha një penallti zikaltërve për një faull të Rrahmanit ndaj Mkhitaryan.

Pak më pas, Antonio Conte humbi durimin dhe, në shenjë proteste, e goditi topin larg. Gjyqtari i tregoi kartonin e kuq, por trajneri refuzoi ta pranonte.

Ai u përball ballë për ballë me gjyqtarin e katërt dhe, ndërsa po largohej nga fusha, bërtiti disa herë: "Turp të ju vijë të gjithëve!" drejt ekipit të gjyqtarëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll