Aktualitet

Punonjësit e nënstacionit të Poçemit në gjendje të rënë shëndetësore në ditën e tretë të grevës, Opozita: Jemi pranë tyre, pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit

  • PD: Pushtetarët festojnë nëpër vende luksi, punëtorët i lënë në mëshirë të fatit
  • Kryemadhi: Po u marrin bukën e fëmijëve
  • Punëtorët thonë se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre të prapambetura.
    Featured image of article: Punonjësit e nënstacionit të Poçemit në gjendje të rënë shëndetësore në ditën e tretë të grevës, Opozita: Jemi pranë tyre, pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit Monika Kryemadhi, Luan Baçi dhe grevistët

    MALLAKASTËR– Vijon për të tretën ditë rradhazi greva e urisë së punonjësve të stacionit elektrik dhe të pompimit në Poçem. Ata shprehen se nuk janë paguar prej 27 muajsh. Me kalimin e kohës gjendja e tyre shëndetësore rëndohet. Punëtorët thonë se askush nuk ka ardhur t’i shohë dhe se asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asgjë për pagesat e tyre. Pranë tyre kanë shkuar mjekë nga qendra shëndetësore e Fratarit për të parë gjendjen e tyre shëndetësore. Doktori Shefqet Zylali thotë se gendja e tyre shëndetësore po rëndohet dhe se ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme.

    Punonjësit në grevë

    “Gjendja e tyre shëndetësore po rëndohet dhe ata kanë nevojë për ndihmë të menjëhershme,”- u shpreh ai.

    Ky nënstacion ka 18 punëtorë, të cilëve iu është prishur kontrata me 31 dhjetor 2019 nga ku furnizohet me energji dhe rafineria e naftës në Ballsh, që po ashtu kanë shprehur mbështetjen për këtë grevë. Një ditë më parë ata janë shprehur se të hënën do të futen në grevë urie pasi kanë 6 muaj para marrë rrogat. Rafineria e Ballshit e administruar nga kompania “Tosk Energji” është mbyllur që në muajin shtator, dhe punëtorët prej asaj kohe kanë dalë në protestë. Naftëtarët kanë dalë disa herë në protestë në Fier, ku kanë kërkuar që të marrin pagat e tyre, por nuk janë dëgjuar nga autoritetet. Janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Bankers në një reagim pas mbylljes së rifinerisë, e ka hedhur fajin tek ‘Tosk Energji’, ku u shpreh se kjo kompani ka shkelur disa herë kontratat, çka e ka vënë atë në pozitë të vështirë për sasinë e naftës gjendje, e cila ka kaluar më pas për eksport.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Kjo grevë urie ka sjellë edhe reagime nga ana e opozitës. Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Ndërsa, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u bëri thirjre strukturave të LSI-së në Fier që t’iu qëndrojnë pranë punëtorëve

    (a.m/F.M/dosja.al)

    • 17:48

      “Po u marrin bukën e fëmijëve”, Kryemadhi komenton grevën e naftëtarëve, tregon ç’hapa duhet të ndiqen

      Monika Kryemadhi

      Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka komentuar ditën e sotme grevën e urisë të naftëtarëve, të cilët e vijojnë prej tre ditësh. Në një takim me strukturat e LSI-së në Fier, Kryemadhi u bëri thirrje strukturave përkatëse që të takohen me naftëtartët, të bisedojnë me ta dhe të kuptojnë se ku qëendron problem në mënyrë që të gjendet një zgjidhje. “Greva e naftëtarëve bëhet për shkak të grabitjes së pagave të tyre. Po grabisin 27 muaj paga të anftëtarëve që janë buka e fëmijëve të tyre. Nëse nuk diskutojmë me njerëzit për hallet e tyre, shqiptarët do të deturohen të largohen nga Shqipëria. Ju bëj thirrje strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim që të kontaktojnë për çdo ditë me njerëzit dhe të flasin për hallet e tyre. Të gjjejmë një zgjidhje dhe të marrim përsipër përgjegjësitë tona,”– tha Kryemadhi.

    • 17:37

      PD: Pushtetarët festojnë nëpër vende luksi, punëtorët i lënë në mëshirë të fatit

      Luan Baçi dhe grevistët

      Partia Demokratike mbështet punëtorët e Poçemit të cilët ndodhen në ditën e tretë të grevës së urisë. Ish-deputeti i PD-së Luan Baçi ka deklaruar se pushtetarët i kanë lënë në mëshirë të fatit dhe se askush nuk pyet për ta. Përmes një postimi në Facebook, Baçi shprehet se adminstrata dje festoi nëpër vendet e relaksit dhe me kolektivin, por për grevistet nuk tregoi asnjë interesim. Sipas tij ky është një turp!

      REAGIMI I PLOTË I PD:

      Ne diten e trete, te greves se urise, te punonjesve te pompave te ujit, te nen stacioni, ne Ballsh. Asnje interesim nga pusht…etaret, asnje shqetsim, per ta. Me shpirtekazmerine e tyre, me ligesine qe i karakterizon, njelloj si lideri i tyre psikopat edhe keta, po vazhdojne te festojne shen valentinin, edhe sot, jetojne si ne parajse

      Dje ne 14 shkurt, e festuan festen me administraten, ne oren 13 te mesdites, punonjesit e administrates se Kadastres, te Drejtoris, se Targave dhe Patentave, te Tatimeve…etj…u larguan nga zyrat drejte vendeve te relaksit….kolektivisht, nostalagjia e kolektivitetit. Sot si duket bejne formalitetet serioze…Do te vazhdojne dhe neser…qe jave te filloj sa me e mbare.Banoret e Mallakastres, ne greve urie, kerkojone pagat, e prapambetura, kane femijet pa buke. Po sakrifikohen, per te sensibilizuar, pusht …etaret, po bejne thirrje, kryetareve te bashkive, Fier, Patos dhe Mallakaster, po bejne thirrje, Deputeteve te zones, por keta jane te zene, me punet e stines….ne keto dite pushimesh dhe relaksi…

      Turp 100 here turp. Qytetare te Mallakastres, Fierit, Patosit, ju punonjes te nderuar te uzines, ju greviste, qe po vet sakrifikoheni, me te drejte, per buken e femijeve tuaj. Jemi me ju, ne mbeshtetje tuaj, te gatshem, te bashkohemi me ju per kauzen tuaj te drejte.

      Ju jeni vellezerit tane. Mos prisni tju kuptojne qeverritaret e sotem, ata jane, shkaku, qe ju nuk paguheni, ata, i marrin parat tuaja, ata jane pronaret e vertete te uzines, ata bejne gjithçka, te keqe ndaj jush. Mos u besoni disa “drejtuesve ” te protestave tuaja, qe jane shefa ne uzine, ata bashkpunojne, me pusht…etaret,  ata paguhen nen dore, per te manipuluar, protesten tuaj te ndershme. Behuni bashke, marshoni paqesisht, kerkoni mbeshtetjen, e bashkeqytetareve, te cdo banori, te çdo politikani, te çdo lloj krahu qofte.

      Ketu beni dallimin :

      I therrisni te gjithe drejtuesit e qarkut, deputetet, te te gjitha forcave politike dhe shikoni ,kush do jete i gatshem, te vije bashke me ju dhe tju mbeshtese ne kauzen tuaj te drejte.Dhe do te shikoni, se menjeher do tju thone disa nga pseudo drejtuesit, qe keni aty Jo politike jo politike”, kjo thenie mashtruse, prej manipulatoreve te paguar, ju mban te izoluar, pa perkrahje. Mos lejoni tju manipulojne, ju jeni ne te drejten tuaj. Ne jemi me ju, ne ju mbeshtesim.

    Shto Koment