Sport

Vidhet makina e ish-pilotit të ndjerë Jules Bianchit: i ati apelon, ndërhyn edhe Leclerc!

I jati, Philippe, raportoi vjedhjen e disa automjeteve kart në garazhin e ekipit që mbante emrin e pilotit të pafat francez.

8 Janar 2026, 10:00 Nga DOSJA

Vidhet makina e ish-pilotit të ndjerë Jules Bianchit: i ati apelon,

FRANCE - Kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet që kur Jules Bianchi ndërroi jetë në një aksident tragjik gjatë stërvitjes për Çmimin e Madh të Japonisë F1.

Dhe sot emri i tij është rikthyer në lajme për një episod të trishtueshëm. Më 6 janar, babai i tij, Philippe, raportoi vjedhjen e disa kart-eve të ekipit që mban emrin e pilotit të pafat francez. U vodhën nëntë shasi, por më e rëndësishmja, modeli i fundit që i përkiste vetë Jules.

"Të dashur miq, po i shkruaj familjes sime të kartingut. Mbrëmë na grabitën dhe disa hajdutë të paskrupullt vodhën nëntë shasi JB17 Forever.

Por ka diçka edhe më serioze: ata vodhën kart-ingun e fundit të Jules, një model KZ 125 ART GP, si dhe mini karting-et e nipërve të mi. Përveç rëndësisë së makinave, ne po vuajmë për shkak të vlerës së tyre sentimentale.

Nëse shihni ndonjë kart JB17 përreth, ju lutem më njoftoni. Faleminderit paraprakisht", shkroi Phillipe Bianchi në Facebook.

Një apel që u mbështet edhe nga Charles Leclerc, miku i ngushtë i Jules, i cili kërkoi ndihmë nëpërmjet një storie në Instagram.

Në Suzuka 2014, Bianchi u përplas me një vinç buzë pistës, përfundoi në koma dhe ndërroi jetë nëntë muaj më vonë, më 17 korrik 2015.

Apeli i Verstapenit…

Vidhet makina e ish-pilotit të ndjerë Jules Bianchit: i ati apelon,

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll