Bota

Presidenti gjerman: SHBA-ja, Kina dhe Rusia po e bëjnë botën më të rrezikshme

14 Shkurt 2020, 21:51 Nga DOSJA
Presidenti gjerman: SHBA-ja, Kina dhe Rusia po e bëjnë botën

GJERMANI- Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka sugjeruar se Rusia dhe Kina, bashkë me Shtetet e Bashkuara janë duke nxitur jostabilitet global, teksa ka paralajmëruar për rrezikun që këto tri shtete të përfshihen e garën e “fuqisë së madhe” dhe asaj për armë bërthamore.

Ai i ka bërë këto komente në fjalimin hyrës në Konferencën për Siguri që po mbahet në Mynih. Konferenca organizohet në këtë qytet gjerman nga viti 1963.

“Rusia i ka bërë forcën ushtarake dhe ndryshimin e dhunshëm të kufijve në kontinentin evropian, çështje politike sërish”, ka thënë ai.

“Kina pranon ligjin ndërkombëtar vetëm pjesërisht, aty ku nuk kundërshton interesat e saj”, ka deklaruar Steinmeier.

“Dhe aleatet tona më të ngushta, Shtetet e Bashkuara, sipas administratës aktuale, kundërshtojnë idenë e një komuniteti ndërkombëtar”.

Kjo konferencë vjetore ka shërbyer për mbledhjen e liderëve botërorë, sidomos në kohën e marrëdhënieve të tensionuara në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, siç ka qenë rasti me debatin për luftën në Irak më 2003.

Marrë nga REL

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 14 Shkurt 2020, 18:02

KOSOVË- Në ditën e sotme të 14 shkurtit e cila shënon ditën e të dashuruarve nuk kanë munguar as mesazhet e politikanëve të Kosaovës.Albin Kurti, Vjosa Osm...