Sport

Ibrahimovic vlerëson Ronaldo Fenomenin: "Për mua ai ishte më i miri i të gjitha kohërave"

Suedezi në programin (Ne)uspjeh prvaka: "Për mua, ai mbetet më i miri i të gjitha kohërave"

7 Janar 2026, 13:36 Nga DOSJA

Ibrahimovic vlerëson Ronaldo Fenomenin: "Për mua ai ishte më

ITALI - Është një temë që ndan, pjesërisht sepse futbolli ka ndryshuar, dhe pjesërisht, sepse është gjithmonë e komplikuar të lundrosh në këtë udhëtim nëpër kohë.

Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Zlatan Ibrahimovic ka ide të qarta dhe nuk ka dyshime: "Për mua, Ronaldo (Fenomeni) ishte - dhe mbetet - lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Ka shumë futbollistë të shkëlqyer, por për mua ai është numri një.

Instagram ose YouTube nuk ekzistonin. Shkoja në bibliotekë, kërkoja video, fshihesha për të parë driblimet dhe lëvizjet e tij. Doja t'i mësoja ato truke. Në një farë mënyre, përfundova duke ndërtuar stilin tim, përmes Muhammad Ali dhe Ronaldos." 

Si i ftuar special në programin (Ne)uspjeh prvaka, suedezi shpjegoi: "E shikoja Muhamed Aliun në televizor. Në atë kohë, televizori nuk ishte me ngjyra; ishte gjithçka bardh e zi. E shikoja si fliste, si sillej. Nuk ishte arrogant.

Si fëmijë, doja menjëherë të zbuloja se kush ishte. Thashë me vete: Dua të jem si ai, por në futboll. Fillova t'i shikoja ndeshjet dhe atëherë e pashë Ronaldon për herë të parë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll