Sport

Legjenda Rooney mbështet Liam Rosenior, ai e meriton ta udhëheqë Chelsean…

Liam Rosenior, ishte asistent i Wayne Rooney-t te Derby County ndër të tjera dhe së fundi ka qenë në krye të skuadrës Strasbourg të Ligue 1

7 Janar 2026, 11:00 Nga DOSJA

Legjenda Rooney mbështet Liam Rosenior, ai e meriton ta udhëheqë

ANGLI - Wayne Rooney ka mbështetur Liam Rosenior për të marrë drejtimin e Chelseat dhe tha se anglezi e ka merituar mundësinë, pasi e ka provuar veten si trajner.

Rosenior, i cili ishte asistent i Rooney-t te Derby County dhe ka qenë në krye të skuadrës Strasbourg të Ligue 1, tashmë ka zëvendësuar Enzo Maresca-n pasi italiani u largua nga Stamford Bridge javën e kaluar.

“Liam ishte shumë i rëndësishëm për mua”, tha ish-sulmuesi i Manchester United në emisionin “The Wayne Rooney Show” të BBC-së.

“Ai ishte i jashtëzakonshëm në aftësitë e tij si trajner. Unë isha më shumë trajneri që merrej me lojtarët dhe gjithçka, por mësova shumë prej tij nga kjo pikëpamje. Ai ka bërë një punë të shkëlqyer në tërësi", shtoi Rooney.

Rosenior, 41 vjeç, më parë drejtoi Hull City përpara se t'i bashkohej Strasbourg në korrik 2024. Ai e udhëhoqi klubin francez drejt vendit të shtatë në Ligue 1.

"Nëse ai shkon atje (te Chelsea), nuk do të zhgënjejë", shtoi Rooney. “Ai e ka pritur një mundësi të tillë. Nëse nuk e pranon tani, atëherë nuk do ta pranosh kurrë. Ai e ka bërë praktikën e tij, ka bërë punën e tij për të arritur në atë punë."

Chelsea, e cila renditet në vendin e pestë në Premier League, do të përballet me Fulhamin të mërkurën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll