Sport

Man.City mbyll marrëveshjen me Semenyon, pritet të kryhen vizitat mjekësore...

Antoine Semenyo do t'i nënshtrohet vizitave mjekësore te Manchester City dhe transferimi i tij pritet të përfundojë para të shtunës.

6 Janar 2026, 19:54 Nga DOSJA
Man.City mbyll marrëveshjen me Semenyon, pritet të kryhen vizitat
Semenyo iu bashkua Bournemouth në janar të vitit 2023 nga Bristol City

ANGLI - Man.City ka rënë dakord të përmbushë klauzolën e lirimit të Semenyos prej 65 milionë paundë, e cila duhet të aktivizohet deri më 10 janar.

Anësori i Bournemouth do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore, pas ndeshjes së ‘Cherries’ kundër Tottenham të mërkurën (19:30 GMT).

Pavarësisht interesit nga pesë klube, përfshirë Chelsean, Liverpoolin, Manchester Unitedin dhe Tottenhamin, City ishte i vetmja ekip që ka bërë kontakt zyrtar me Bournemouthin.

"Mendoj se mund të jetë ndeshja e fundit", tha trajneri i ‘Cherries’, Andoni Iraola, përpara se skuadra e tij të presë Spurs.

"Ky është mendimi im personal, por nuk ka asgjë të rënë dakord dhe asgjë të nënshkruar. Është mendimi im personal, pasi e kuptoj tregun dhe zhurmën, por nuk ka asgjë të rënë dakord tani për tani. Ai, tani për tani, është lojtari ynë dhe shpresoj të vazhdojë kështu.”

Semenyo ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë tre asiste për Bournemouth këtë sezon. Iraola shtoi gjithashtu se lojtari ndërkombëtar i Ganës është "pothuajse i pamundur për t'u zëvendësuar".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll