Bota

Të paktën 24 të vdekur në sulmin me dron ukrainas në Kherson

Në një postim në Telegram, Saldo sqaroi se sulmi ndodhi në Horli, një fshat bregdetar pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar.

1 Janar 2026, 11:05 Nga I.A
Të paktën 24 të vdekur në sulmin me dron ukrainas në
Foto ilustruese

UKRAINË- Të paktën 24 persona u vranë dhe më shumë se 50 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në një hotel dhe kafene në Kherson gjatë festimeve të Vitit të Ri, tha Vladimir Saldo, guvernatori i emëruar nga Rusia i rajonit në jug të Ukrainës.

Në një postim në Telegram, Saldo sqaroi se sulmi ndodhi në Horli, një fshat bregdetar pranë gadishullit të Krimesë, të cilin Rusia e ka aneksuar.

Megjithatë, vlen të përmendet se Reuters nuk ishte në gjendje ta konfirmonte menjëherë sulmin. Khersoni është një nga katër rajonet e Ukrainës që Rusia aneksoi në mënyrë të njëanshme në vitin 2022.

vladimir saldo

Sondazh

Poll