Bota

VIDEO/ Shpërthen zjarri në resortin e skive Crans Montana, 10 persona humbin jetën

Më shumë se 10 persona ndodheshin brenda në bar në kohën e shpërthimit. Transmetuesi publik zviceran RTS raportoi se shpërthimi ndodhi në bodrumin e dyqanit. Bari kishte një kapacitet prej 400 personash.

1 Janar 2026, 09:41 Nga I.A
VIDEO/ Shpërthen zjarri në resortin e skive Crans Montana, 10 persona
Zjarri

ZVICËR- Një tragjedi me të paktën dhjetë të vdekur dhe shumë të plagosur ndodhi në Zvicër, në resortin luksoz të skive Crans Montana, ku një zjarr shpërtheu në një bar, në orët e para të natës së ndërrimit të viteve. Sipas zëdhënëses së policisë, incidenti nuk po trajtohet si akt terrorist.

Më shumë se 10 persona ndodheshin brenda në bar në kohën e shpërthimit. Transmetuesi publik zviceran RTS raportoi se shpërthimi ndodhi në bodrumin e dyqanit. Bari kishte një kapacitet prej 400 personash.

Videot që qarkullojnë në internet nga vendi i zjarrit tregojnë lokalin të përfshirë nga flakët e mëdha. Shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit, në një kohë kur lokali ishte plot me turistë që festonin natën e ndërrimit të viteve.

"Pati një shpërthim për shkak të panjohur", tha për AFP-në Gaetan Latton, një zëdhënës i policisë së kantonit Valais.

“Ka shumë të plagosur dhe shumë të vdekur”, tha ai.

Zona është mbyllur plotësisht, ndërsa është vendosur ndalim fluturimesh mbi Crans-Montana. Shkaqet e shpërthimit vdekjeprurës mbeten të panjohura, megjithatë, media zvicerane Blick vlerëson se zjarri mund të jetë shkaktuar nga fishekzjarrët gjatë koncertit.

Crans-Montana është një vendpushim luksoz skish i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, rreth dy orë larg kryeqytetit zviceran, Bernës. Sipas BBC-së, në fund të janarit, resorti do të presë një ngjarje të madhe të shpejtësisë në ski, Kupën Botërore FIS./Dosja.al

crans montana gaetan latton

Sondazh

Poll