Sport

Ai nuk mendon të ndalet, “kampioni” Sergio Ramos projektohet nga një klub francez...

Sapnjoli veteran Sergio Ramos vazhdon të jetë shumë i përfolur në merkaton e dimrit.

31 Dhjetor 2025, 17:28 Nga DOSJA

Ai nuk mendon të ndalet, “kampioni” Sergio Ramos projektohet

FRANCE - Pas përfundimit të kontratës me ekipin e Monterreyt, qendërmbrojtësi 39-vjeçar spanjol është aktualisht lojtar i lirë dhe po shqyrton opsionet për vazhdimin e karrierës së tij.

Edhe pse fillimisht u përfol për një kalim te Manchester United, ky opsion duket i vështirë së fundmi. Nga Franca, raportohet për një rikthim të mundshëm të spanjolit në Ligue 1.

Klubi i Nicës ka shfaqur interes konkret për shërbimet e tij, duke synuar të përmirësojë performancën në kampionat dhe në Europa League.

Përvoja e Ramosit vlerësohet si një element kyç për të stabilizuar mbrojtjen e ekipit francez që po kalon një sezon të vështirë.

Drejtuesit e Nicës kërkojnë lidership dhe autoritet për të udhëhequr grupin e lojtarëve të rinj në moshë. Vendimi përfundimtar i veteranit spanjol pritet të bëhet publik në javët në vijim.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll