Sport

Trajneri Iraola mohon largimin e Semenyos: "Nuk ishte ndeshja e tij e fundit me ne"...

Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, u mor në pyetje të martën në mbrëmje pas barazimit kundër Chelseat në Premier League (2-2) në lidhje me lojtarin ganez Antoine Semenyo, i cili është shumë i kërkuar nga gjigantët e Premier League dhe thuhet se është shumë afër t'i bashkohet Manchester Cityt.

31 Dhjetor 2025, 13:21 Nga DOSJA

Trajneri Iraola mohon largimin e Semenyos: "Nuk ishte ndeshja e tij e

ANGLI - Trajneri i Bournemouth, Andoni Iraola, pas barazimit 2-2 ndaj Chelsea, foli edhe për të ardhmen e pasigurt të Antoine Semenyos: "Mendoj se Antoine Semenyo ka qenë shumë i qëndrueshëm gjatë gjithë sezonit.

Ai shënoi në ndeshjen e fundit (kundër Brentford). Ai është një opsion, veçanërisht në tranzicion, dhe mendoj se luajti mirë. Në asnjë moment nuk mendova se ai nuk do të luante. U thashë kolegëve tuaj se kjo nuk është ndeshja e tij e fundit këtu, jo me ne."

(Lidhur me disponueshmërinë e Semenyo-s, pasi një transferim te Manchester City po merret në konsideratë) Nuk mund të them 100%, por mendoj se ai do të luajë (ndeshjen tjetër). Ai duhet të rikuperohet, pasi kemi luajtur dy ndeshje të vështira në tre ditë.

Nuk kemi shumë kohë deri në ndeshjen tjetër, në shtëpi kundër Arsenalit (të shtunën). Kështu që duhet të përgatitemi për atë ndeshje. Padyshim që do të jetë një ndeshje e vështirë kundër liderëve të ligës dhe ai padyshim do të jetë një lojtar i rëndësishëm për ne”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll