Sport

VIDEO/ Al Nassr ndalet nga Al Ettifaq, Cristiano Ronaldo shënon, por pas barazimit tifozët thërrasin “Messi, Messi”... …

Ky rezultat i dha fund serisë prej 10 fitoresh radhazi të Al Nassr në Saudi Pro League. Wijnaldum (dopiedë) ishte heroi i mbrëmjes, ku edhe Ronaldo dhe Joao Felix shënuan

31 Dhjetor 2025, 10:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Al Nassr ndalet nga Al Ettifaq, Cristiano Ronaldo shënon, por pas

ARABIA SAUDITE - Cristiano Ronaldo dhe João Félix gjetën rrugën e rrjetës për Al Nassr...

Por protagonisti i mbrëmjes ishte ish-mesfushori i Liverpoolit, holandezi Georginio Wijnaldum, i cili me një dopietë spektakolare i dhuroi Al Ettifaq një barazim emocionues 2-2, të martën mbrëma në stadiumin “Al-Ettifaq Club” në Dammam.

Ky rezultat i dha fund serisë prej 10 fitoresh radhazi të Al Nassr në Saudi Pro League. Goli i Ronaldos, i 957-ti në karrierën e tij, erdhi në një mënyrë të pazakontë, pasi goditja e João Félix u devijua nga shpina e portugezit përpara se topi të përfundonte në rrjetë.

Në momentin kur Al Ettifaq barazoi shifrat, atmosfera në stadium u ndez edhe më shumë, me tifozët vendas që nisën të thërrasin në kor “Messi, Messi”, në një reagim provokues drejtuar Cristiano Ronaldos.(Video)

Barazimi u prit me entuziazëm nga tifozët e Al Ettifaq, ndërsa Al Nassr u detyrua të ndalet pas një ecurie perfekte në kampionat.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll