Aktualitet

E tmerrshme në Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura mbetet shtatzënë

Ngjarja është zbuluar pas një vizitë të vajzës së spitalin e Korçës, ku rezultoi 22 javëshe shtatzënë. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. 

30 Dhjetor 2025, 20:09 Nga I.A
E tmerrshme në Pogradec/ I moshuari abuzon me 12-vjeçaren, e mitura
Foto ilustruese

POGRADEC- Një ngjarje e tmerrshme është zbuluar ditën e sotme në Pogradec. Mësohet se një e mitur është përdhunuar nga një i moshuar disa javë më parë. 

Ngjarja është zbuluar pas një vizitë të vajzës së spitalin e Korçës, ku rezultoi 22 javëshe shtatzënë. Rasti është evidentuar pasi vajza kishte ndryshime fizike, çka detyroi prindërit ta çonin në spital për ekzaminim. 

Mësohet se i moshuari, i dyshuar rreth 70 vjeç, e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën për të mos treguar ngjarjen ndërsa policia ka bërë arrestimin e këtij të fundit. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore dhe po merren në pyetje familjarët, ndërsa vajza ka pranuar ngjarjen në prani të psikologut. Vajza është nga fshati Piskupat i Pogradecit ndërsa dyshohet se i moshuari e ka përdhunuar në banesën e tij./Dosja.al

perdhunim ne pogradec

Sondazh

Poll