Bota

Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare, ish-kryeministrja e Bangladeshit, Khaleda Zia

Në një deklaratë të martën, Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) tha se Khaleda vdiq në orën 6 të mëngjesit. “Udhëheqësi ynë i dashur kombëtar nuk është më me ne.

30 Dhjetor 2025, 07:21 Nga D.S
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare, ish-kryeministrja
Khaleda Zia,

BANGLADESH-  Khaleda Zia, kryeministrja e parë femër e Bangladeshit dhe një figurë e shquar në politikën e trazuar të vendit, ka vdekur në moshën 80 vjeç pas një sëmundjeje të zgjatur.

Në një deklaratë të martën, Partia Nacionaliste e Bangladeshit (BNP) tha se Khaleda vdiq në orën 6 të mëngjesit. “Udhëheqësi ynë i dashur kombëtar nuk është më me ne. Lutemi për faljen e shpirtit të saj dhe i kërkojmë të gjithëve të ofrojnë lutje për shpirtin e saj të ndjerë”, tha BNP 

Sipas mediave të huaja, Khaleda vdiq në Spitalin Evercare në Daka, ku u shtrua më 23 nëntor me simptoma të një infeksioni në mushkëri. Mjekët e saj thanë se ajo kishte cirrozë të avancuar të mëlçisë, artrit, diabet dhe probleme me gjoksin dhe zemrën. Vdekja e Khaleda-s mbyll një kapitull që përfshin më shumë se tre dekada, gjatë të cilave ajo dhe rivalja e saj Sheikh Hasina të cilët njiheshin si begumët në betejë, dominuan politikën e Bangladeshit. Hasina, e cila u detyrua të largohej nga pushteti vitin e kaluar dhe u dënua me vdekje në mungesë për shtypjen e saj ndaj protestuesve studentorë, tani është në mërgim në Indi.

Udhëheqësi i përkohshëm i Bangladeshit, Muhammad Yunus, shprehu pikëllimin e tij të thellë për vdekjen e Khaleda-s në një deklaratë në X. Ai e quajti kryeministrin tre herë një simbol të lëvizjes demokratike në Bangladesh dhe tha se kombi ka humbur një mbrojtës të madh. “Jam thellësisht i trishtuar dhe i pikëlluar nga vdekja e saj”, shtoi ai./Dosja.al 

khaleda zia bangladesh

Sondazh

Poll