Sport

Trajneri Spalletti i tërbuar gjatë pushimit në ndeshjen ndaj Pizës: "Zgjohuni, ju jeni Juvja!"

Pisa-Juve prapa skenave: Spalletti humbet zërin nga britmat në pushimin e pjesës së parë. Fjala e tij drejtuar ekipit: ja çfarë tha

29 Dhjetor 2025, 14:49 Nga DOSJA

Trajneri Spalletti i tërbuar gjatë pushimit në ndeshjen ndaj

ITALI - Një zë i ulët, pothuajse i heshtur. Luciano Spalletti la Arena Garibaldi pothuajse pa fjalë, duke paguar çmimin për britmat që kishte lëshuar për të tronditur Juventusin e tij.

Kulmi ndodhi në pushimin e pjesës së parë, kur trajneri toskan ngriti volumin për t'i dhënë energji ekipit pas një pjese të parë që e konsideroi shumë zhgënjyese në disa aspekte, duke shkaktuar një reagim të ngjashëm me atë të parë në Ligën e Kampionëve kundër Pafos.

Pisa-Juve, fjalimi i Spallettit: "Nivel i papranueshëm!"

Pa frikë apo këmbë të dridhura, këtë herë armiku ishte mungesa e përqendrimit. Spalletti nuk i kurseu fjalët para një ekipi të heshtur. "Zgjohuni, ky nuk mund të jetë niveli! Jeni nën standardin tuaj", thirri me zë të lartë trajneri. Dhe përsëri, duke prekur krenarinë e grupit: "Ju jeni Juvja, tregojeni."

Një thirrje për identitet dhe përgjegjësi, e nevojshme për të parandaluar që skuadra, e shpëtuar nga shtyllat në pjesën e parë (njësoj si kundër Pafos), të binte viktimë e gabimeve të veta. Masa e prerë funksionoi: në pjesën e dytë, Juvja ndryshoi fytyrë, por zëri i Spallettit mbeti në dhomën e zhveshjes së Pizës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll