Bota

Tragjike/ Shembet një ndërtesë në Afrikën e Jugut! Shënohen tre viktima, mes tyre një foshnjë e porsalindur

Sipas autoriteteve lokale dhe shërbimeve të emergjencës, gjithsej gjashtë persona ndodheshin brenda ndërtesës në kohën e shembjes.

28 Dhjetor 2025, 16:11 Nga D.S
Tragjike/ Shembet një ndërtesë në Afrikën e Jugut!
Foto nga vendngjarja

Një familje me tre anëtarë vdiq dhe tre të tjerë u plagosën në shembjen e një ndërtese në Soweto, në perëndim të Johanesburgut, në orët e para të së dielës (28 dhjetor). Midis viktimave ishte një foshnjë njëvjeçare.

Sipas autoriteteve lokale dhe shërbimeve të emergjencës, gjithsej gjashtë persona ndodheshin brenda ndërtesës në kohën e shembjes. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje dhe arritën të nxirrnin të plagosurit e bllokuar nën rrënoja. Sipas mediave të huaja, “Fatkeqësisht, tre persona humbën jetën: dy gra të rritura dhe një fëmijë. Incidenti është nën hetim”, tha një zëdhënës i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave të Johanesburgut.

Shkaku i shembjes është nën hetim nga autoritetet e qytetit. Mësohtet se, ky incident vjen në mes të krizës së vazhdueshme të infrastrukturës në provincë. Kujtohet se më 12 dhjetor, një ndërtesë tjetër u shemb në Durban, duke vrarë pesë persona./Dosja.al

shembet një ndërtesë në afriken e jugut vdes nje foshje 3 te vdekur

Sondazh

Poll