Bota

Trump thotë se nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit

Mediat e huaja shkruajnë se vendimi i Izraelit për ta njohur këtë provincë të shkëputur të Somalisë, e cila deri më tani nuk është njohur nga asnjë vend në botë, si shtet i pavarur, ka provokuar zemërimin e Mogadishut dhe reagime të forta nga shumë vende të rajonit.

27 Dhjetor 2025, 07:55 Nga E.d
Trump thotë se nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e
Foto ilustruse

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i tha të premten gazetës New York Post se nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e Somalilandit. "Jo", ishte përgjigjja kategorike e Trumpit ndaj një pyetjeje nga një gazetar i New York Post, përpara se të shtonte: "A e di vërtet dikush se çfarë është Somalilandi?".

Mediat e huaja shkruajnë se vendimi i Izraelit për ta njohur këtë provincë të shkëputur të Somalisë, e cila deri më tani nuk është njohur nga asnjë vend në botë, si shtet i pavarur, ka provokuar zemërimin e Mogadishut dhe reagime të forta nga shumë vende të rajonit.

Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj në vitin 1991, ndërsa Somalia u zhyt në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të diktatorit autoritar Siad Barre. Që atëherë, ajo ka vepruar në mënyrë autonome, me monedhën e vet, ushtrinë dhe policinë, dhe stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë, e cila është e rrënuar nga konflikte kronike politike, ndërsa përballet edhe me sulme nga grupi rebel islamist Al-Shabaab.

Megjithatë, deri më tani, asnjë vend tjetër nuk e ka njohur atë si shtet, duke e lënë të izoluar politikisht dhe ekonomikisht pavarësisht vendndodhjes së saj strategjike në hyrje të Ngushticës Bab el-Mandeb, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare detare në botë, që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit./Dosja.al

donald trump somalilandi pavarësi

Sondazh

Poll