Bota

Bashkimi Afrikan refuzon çdo njohje të Somalilandit

Mediat e huaja shkruajnë se Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj në vitin 1991, ndërsa Somalia u zhyt në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të diktatorit autoritar Siad Barre.

27 Dhjetor 2025, 07:41 Nga E.d
Bashkimi Afrikan refuzon çdo njohje të Somalilandit
Foto ilustruese

AFRIKA- Bashkimi Afrikan të premten hodhi poshtë çdo njohje të Somalilandit, pas vendimit të Izraelit për të njohur zyrtarisht si shtet të pavarur këtë provincë të shkëputur të Somalisë që deri më tani nuk është njohur nga asnjë vend në botë.

"Çdo përpjekje për të minuar unitetin, sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Somalisë kërcënon të krijojë një precedent të rrezikshëm me pasoja të rëndësishme për paqen dhe stabilitetin në të gjithë kontinentin", paralajmëroi kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Mahmoud Ali Yusuf.

Mediat e huaja shkruajnë se Somalilandi shpalli në mënyrë të njëanshme pavarësinë e saj në vitin 1991, ndërsa Somalia u zhyt në kaos pas përmbysjes së regjimit ushtarak të diktatorit autoritar Siad Barre. Që atëherë, ajo ka vepruar në mënyrë autonome, me monedhën e vet, ushtrinë dhe policinë, dhe stabilitet relativ krahasuar me pjesën tjetër të Somalisë, e cila është e rrënuar nga konflikte kronike politike, ndërsa përballet edhe me sulme nga grupi rebel islamist Al-Shabaab.

Megjithatë, deri më tani, asnjë vend tjetër nuk e ka njohur atë si shtet, duke e lënë të izoluar politikisht dhe ekonomikisht pavarësisht vendndodhjes së saj strategjike në hyrje të Ngushticës Bab el-Mandeb, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare detare në botë, që lidh Oqeanin Indian me Kanalin e Suezit./Dosja.al

 somalilandi izraeli bashkimi afrikan

Sondazh

Poll