Sport

E BUJSHME… Përveç Cikalleshit, presidenti i Flamurtarit nis bisedimet edhe me Sadikun!

Kreu i Flamurtarit bëhet me dije se është në kontakte edhe më një tjetër ish të Kombëtares shqiptare dhe fjala është për Armando Sadikun.

26 Dhjetor 2025, 15:49 Nga DOSJA
E BUJSHME… Përveç Cikalleshit, presidenti i Flamurtarit nis
Armando Sadiku

VLORE - E pabesueshme… Pas lajmit për afrimin e Sokol Cikalleshit te Flamurtari, raportohet një lajm tjetër, gjithnjë i lidhur me Kombëtaren kuqezi.

Paraqitjet aspak pozitive të Flamurtarit pas dy fazave të para të sezonit, e kanë detyruar Sinan Idrizin të lëvizë “fuqishëm” në merkato. Presidenti i vlonjatëve tashmë siç dihet prej ditësh vazhdon bisedimet me Sokol Cikalleshin për një rikthim të sulmuesit në Superiore.

Por nëse mendoni se vetëm kavajasi do të jetë goditja e bujshme e kuqezinjve do të gaboheshit “rëndë”. Kjo pasi kreu i Flamurtarit bëhet me dije se është në kontakte edhe më një tjetër ish të Kombëtares shqiptare dhe fjala është për Armando Sadikun.

Elbasanasi aktualisht është te skuadra e AC Bellinzona në Zvicër, por tashmë Superiorja është khyer në një tjetër pistë për të. Idrizi do të tentojë ta bindë “heroin” e Shqipërisë në Euro 2016 në Francë për të veshur fanelën kuqezi të vlonjatëve.

Nëse diçka e tillë do të realizohej, atëherë Flamurtari me Cikalleshin dhe Sadikun do ta kishin zili edhe ekipet e tjera në Shqipëri.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll