Sport

MLS tani integron, amerikanët kërkojnë vend midis “big”-ve në futbollin botëror…

Major League Soccer po tërheq vëmendjen gjithmonë e më shumë. Pretendon vendin e gjashtë

26 Dhjetor 2025, 11:00 Nga DOSJA

MLS tani integron, amerikanët kërkojnë vend midis

SHBA - Prania e Lionel Messi dhe disa yjeve të tjerë të futbollit ka sjellë një rritje të shpejtë të interesit, duke e vendosur menjëherë pas ligave kryesore europiane.

Kampionati amerikan është i gjashti në këtë renditje. MLS ndiqet në më shumë se 180 vende të botës, ndërsa gjatë 2025-ës në stadiume është ndjekur nga miliona spektatorë.

Një rritje e vëmendjes në prag të finaleve të Botërorit 2026 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë. Major League Soccer lë pas kampionate më të konsoliduar si ai brazilian, meksikan, portugez e holandez.

Vendin e parë në këtë klasifikim të supozuar e ka Premier League, e ndjekur nga Bundesliga, La Liga, Serie A e Ligue 1.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll