Aktualitet

Tentativa për hakerimin e SPAK-ut/ Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

Sipas akuzës, tre të dyshuarit përballen me veprat penale të përgjimit të paautorizuar dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

23 Dhjetor 2025, 17:45 Nga E. D
Tentativa për hakerimin e SPAK-ut/ Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve,
SPAK

TIRANË- Agim Ismaili është marrë zyrtarisht i pandehur në lidhje me çështjen e hakerimit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Më herët të pandehur janë marrë edhe Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni. 

Sipas akuzës, tre të dyshuarit përballen me veprat penale të përgjimit të paautorizuar dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti i dyshuar ka përfshirë ndërhyrje të paligjshme në sisteme dhe komunikime të mbrojtura.

Mbi Ismailin rëndojnë tre vepra penale që janë përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike, kryerje e veprimeve në kuadër të grupit kriminal dhe grup kriminal. Hakerimi i kompjuterëve u sinjalizua në 12 mars të këtij viti dhe brenda pak kohësh përfunduan në pranga ish-zyrtari i burgut Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

SPAK ka deklaruar me anë të një njoftimi se morën informacion në datën 12 mars 2025 se ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm. Institucioni bën me dije se falë masave të sigurisë, nuk u arrit të ndërhyhej në sistemin e brendshëm të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, i cili mbetet i pacënuar./Dosja.al

agim ismaili spak arnold rrokaj zambak gjoni

Sondazh

Poll