Sport

Goditja spektakolare e McTominay ndaj Danimarkës, konsiderohet një vepër arti dhe është në Galerinë Kombëtare...

Fotoja e bërë nga Ross MacDonald, kap momentin kur mesfushori i Napolit godet topin 2.53 metra në ajër…

24 Dhjetor 2025, 08:30 Nga DOSJA

Goditja spektakolare e McTominay ndaj Danimarkës, konsiderohet një

SKOCI - Goditja me biçikletë e Scott McTominay kundër Danimarkës në kualifikueset e Kupës së Botës është shndërruar në një vepër arti dhe do të jetë e ekspozuar në Galerinë Kombëtare të portreteve skoceze në Edinburg, deri më 5 janar.

Fotografia, e bërë nga Ross MacDonald, kap momentin kur mesfushori i Napolit godet topin 2.53 metra në ajër dhe është frymëzuar nga reagimet e tifozëve në rrjetet sociale, të cilët e krahasuan gjestin me një objekt muzeal.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll