Sport

VIDEO / Arsenali kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, mund Crystal Palace në çerekfinale!

Derbi londinez në çerekfinale të Kupës së Ligës në Angli mes Arsenalit dhe Crystal Palace rezultoi një dramë e vërtetë ku në fund ajo që arriti të marrë maksimumin ishte skuadra e Mikel Artetës.

24 Dhjetor 2025, 00:47 Nga DOSJA
VIDEO / Arsenali kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së

ANGLI - Derbi londinez në çerekfinale të Kupës së Ligës në Angli mes Arsenalit dhe Crystal Palace rezultoi një dramë e vërtetë ku në fund ajo që arriti të marrë maksimumin ishte skuadra e Mikel Artetës. Topçinjtë arritën të kualifikohen për në gjysmëfinale të kompeticionit një sukses që erdhi pas një serie të gjatë penalltish 8-7 dhe në një ndeshje ku pati një protagonist negativ për Crystal Palace, Lacroix.

Ishte një ndeshje ku 90 minutëshi i kohës së rregullt u mbyll me barazimin 1-1 dhe të dy golat u shënuan vetëm më fazat e fundit të lojës. Arsenali ishte ai që mori avantazhin në minutën e 80, falë një autogoli të Lacroix pas një rrëmuje në zonë. Gjithçka dukej se po shkonte në favor të Arsenalit, por në minutat shtesë, Crystal Palace barazoi rezultatin në 1-1 me golin e Guehi dhe me këto shifra u mbyll koha e rregullt e kësaj ndeshjeje dhe verdikti për skuadrën fituese u dha nga seria e 11 metërshave, një seri që rezultoi një luftë nervash teksa asnjë prej skuadrave nuk gabonte, deri në penalltinë e 16.

Ishte pikërisht Lacroix ai që kishte të gjithë presionin mbi supe dhe futbollisti i Crystal Palace, autori i autogolit, gaboi edhe nga pika e bardhë teksa gjuajtja e tij u prit nga portieri i Arsenalit që shkroi emrin mes 4 skuadrave më të mira të Kupës së Ligës me Topçinjtë që i pret një tjetër derbi londinez pasi përballë në gjysmëfinale të kompeticionit do të ketë Chelsea.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll